E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurobondi, qeveriamerr 25 milion euroborxh, nga bankat

TIRANë- Qeveria siguron 25 milionë euro nga bankat vendase. Burime nga ministria e Financave bëjnë të ditur se ka përfunduar ankandi, në të cilin kanë marrë pjesë të 16 bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend por edhe individë. Ky borxh do të merret me një interes prej 5.8 për qind dhe do të kthehet brenda një periudhe 9 mujore. Lëvrimi i eurobondit të brendshëm do të bëhet më datë 29 qershor, dy ditë përpara rritjes së pagave dhe pensioneve që do të bëjë qeveria.

Gjatë ankandit, bankat kanë ofruar 33 milionë euro, nga të cilat qeveria ka marrë vetëm 25 milionë euro borxh. Drejtues të këtij dikasteri kanë deklaruar se marrja e këtij borxhi nga bankat vendase nuk do të krijojë probleme për kreditimin e biznesit dhe qytetarëve, pasi sistemi bankar ka likuiditete të mjaftueshme.

Ndërkohë fakt mbetet që ritmet e kreditimit kanë pësuar rënie dhe bankat janë më të interesuara të financojnë qeverinë, pasi bonot e thesarit kanë interesa të larta dhe janë me risk zero. Kjo është hera e dytë që qeveria emeton bono në euro. Ankandi i parë i këtij lloji ka ndodhur në vitin 2006.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›