E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, rekordmenia e Superkupes

/* */

Gazeta Telegraf  - Tirana, skuadra që e ka fituar edhe me shumë trofeun e Superkupës, mban edhe rekordin e finaleve të luajtura: 11 të tilla, ku në tri raste ka dalë e humbur, pikërisht kundër Dinamos (0-2, 1989), Vllaznisë (1-2, 2001) dhe Partizanit (0-2, 2004). Dy trofe Tirana i ka fituar pa i luajtur.

Turpi i Dinamos
Dinamo, finalen e sezonit 2001-2002 e luajti si kampionia në fuqi e Shqipërisë, ndërkohë që Tirana si fituese e Kupës së Shqipërisë. Por, në finalen e Superkupës, Tirana fitoi me rezultatin tenistik 6-0, duke regjistruar edhe fitoren më të thellë në këtë kompeticion.

14 trajnerët
Njëzet e dy finalet e luajtura deri tani të Superkupës së Shqipërisë kanë parë 14 trajnerë fitues: Sulejman Mema (4), Edmond Liçaj (2), Sulejman Starova (2), Shkëlqim Muça (2), Bejkush Birçe (1), Dashamir Stringa (1), Vasil Bici (1), Miklosh Temeshvari (1), Dervish Haxhiosmanoviç (1), Enver Haxhiabdiç (1), Mirel Josa (1), Zllatko Daliç (1), Ilija Lonçareviç (1) dhe Shpëtim Duro (1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›