E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptar-i huaj, cili do ta fitojë duelin e shtatë?

/* */

Gazeta Telegraf - Kjo do të jetë hera e shtatë, që një trajner shqiptar vendoset përballë një trajneri të huaj në një finale të Supekupës. Skëndërbeu drejtohet nga Shpëtim Duro, ndërsa Tirana nga spanjolli Hulian Rubio Sançez. Trajnerët e tjerë të huaj janë  hungarezi Miklosh Temeshvari (Tirana), malazezi Dervish Haxhiosmanoviç(Vllaznia), boshnjaku Enver Haxhiabdiç (Tirana), kroati Zllatko Daliç (Dinamo) dhe kroati Ilija Lonçareviç (Tirana) dhe argjentinasi Luis Manuel Blanko. Të gjithë të huajt i kanë fituar duelet me trajnerët shqiptarë, përveç Blankos, ky i fundit humbi pikërisht me Shpëtim Duron.

Pesë trajnerët e huaj fitues

Pesë trajnerë të huaj kanë mundur të fitojnë trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Miklosh Temeshvari është i pari i huaj që fitoi Kupën e Shqipërisë. Hungarezi e fitoi me Tiranën kundër Teutës (1-0, 2000). Malazezi Dervish Haxhiosmanoviç e fitoi me Vllazninë, në një finale të fituar 2-1 me Tiranën (2001). Boshnjaku Enver Haxhiabdiç e fitoi me Tiranën, në finalen kundër Dinamos (6-0, 2002). Kroati Zllatko Daliç e fitoi Superkupën (2008) me Dinamon, duke mundur në finale Vllazninë (2-0). Kroati Ilija Lonçareviç e fitoi (2009) me Tiranën, duke mundur 1-0 në finale Flamurtarin e Vlorës, me një gol të një vlonjatit Arbër Abilaliaj.

DUELET

1999-2000     TIRANA-Teuta 1-0               
Miklosh Temeshvari-Hasan Lika

2000-2001     VLLAZNIA-Tirana 2-1
D. Haxhiosmanoviç-Shkëlqim Muça

2001-2002    TIRANA-Dinamo 6-0
Enver Haxhiabdiç-Faruk Sejdini

2007-2008    DINAMO-Vllaznia 2-0
Zllatko Daliç-Agim Canaj

2008-2009    TIRANA-Flamurtari 1-0   
Ilija Lonçareviç-Eqerem Memushi

2009-2010    BESA-Dinamo 3-1
Shpëtim Duro-Luis Manuel Blanko

2010-2011 Skënderbeu-Tirana
Shpëtim Duro-Hulian Rubio

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›