Qytetarët marshim në heshtje, me lule e qirinj në duar
20/01/2012 Opozita e përqendruar tek përgatitjet për homazhet më 21 janar
Opozita e ka përqendruar punën e saj në organizimin e homazheve më 21 janar. Në funksion të kësaj ceremonie kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thirri dje në një takim të posaçëm krerët e partive të mëdha të koalicionit opozitar. Gjatë këtij takimi Rama së bashku me aleatët e socialistëve diskutuan lidhur me organizimet për përkujtimin e ngjarjeve të 21 janarit dhe për mbajtjen e homazheve që do të zhvillohen të shtunën në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një vit më parë në këtë datë humbën jetën katër protestues në përplasjen me uniformat e policisë gjatë protestës të organizuar në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë nga kampi opozitar. Për këtë arsye kampi socialist u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në homazhet për Hekuran Dedën, Faik Myrtajn, Ziver Veizin e Aleks Nikën. Edhe pse këto do të jenë thjesht homazhe me lule e qirinj në duar, pa thirrje kundër qeverisë, sërish lidershipi socialist ka porositur strukturat drejtuese të kësaj partie si dhe aleatët e PS-së që të bëjnë të mundur pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve në këtë ceremoni. Ndërkohë, duke iu referuar takimit të djeshëm, koordinatori i opozitës, Preç Zogaj, sqaroi lidhur me çështjet e diskutuara në tryezë. “Sot partitë e Opozitës së Bashkuar u mblodhën për 21 janarin. Do të organizojmë një homazh ditën e shtunë për të kujtuar 4 protestuesit e vrarë një vit më parë: Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikën. Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë që të marrin pjesë në këtë homazh, në mënyrë që me praninë e tyre të mbështesin dhe të nxitin zbardhjen e kësaj tragjedie nga ana e Prokurorisë, vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle historike në trupin e demokracisë shqiptare”, -bëri me dije Zogaj gjatë prononcimit të tij për shtyp. Njëkohësisht koordinatori i Opozitës së Bashkuar lëshoi dhe një apel për qytetarët. “Me këtë rast në emër të partive të opozitës dëshiroj të përshëndes edhe një herë qëndrimin e djeshëm të trojkës së ambasadorëve, të cilët i quajtën të pafalshme vrasjet e katër qytetarëve. Dhe ashtu është, të pafalshme qenë dhe presim me padurim që drejtësia të thotë fjalën e saj për këto vrasje tragjike”, - deklaroi Zogaj lidhur me një çështje të tillë.
Organizimi
Organizatorët e homazheve më 21 janar kanë ideuar që qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni do të ecin të heshtur përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe do të vendosin lule në vendet ku mbeten të vrarë katër protestuesit gjatë demonstratës së opozitës një vit më parë. Gjithashtu mësohet se gjatë ceremonisë nuk do ketë fjalime, por do të synohet që qytetarët të jenë sa më të shumtë në numër.
Përkujtimorja
Partia Socialiste ka vendosur të zhvillojë vizita kortezie në shtëpitë e katër protestuesve të vrarë në shenjë nderimi një vit pas vdekjes së tyre. Kështu, gjatë ditës së djeshme deputetë të kësaj partie ishin të pranishëm në shtëpinë e njërit prej këtyre protestuesve, konkretisht në familjen e Hekuran Dedës, ku familjarët e të ndjerit kishin organizuar një përkujtimore, traditë kjo e familjeve shqiptare.