Mungojnë anëtarët, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak
Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak. E lajmëruar për t’u mbajtur dje paradite, ajo është shtyrë pasi nuk ka qenë e mundur të plotësohej kuorumi i nevojshëm i anëtarëve.
Kjo është e dyta herë që projektvendimet e planifikuara për t’u diskutuar kalojnë për në mbledhjen e ardhshme. Në rendin e ditës ishin planifikuar 15 projektvendime. Pjesa më e madhe e tyre janë diskutuar takimin e kaluar, por nuk mundën të miratoheshin. Një ndër projektvendimet e reja është edhe “Për miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për familjet në nevojë”. Bashkia i ka propozuar këshillit që maksimalja e këtij bonusi të jetë sa gjysma e vlerës së tregut për qiratë. Llogaritja është bërë duke iu referuar çmimeve në tre zona banimi. Kështu për zonën A, që i përkon qendrës së Tiranës, mesatarja e qirasë që paguajnë qytetarët është nxjerrë 18 mijë lekë. Bonusi për familjet në nevojë në rast se do të banojnë në këto zona do të jetë 9 mijë lekë. Zona B është llogaritur 16 mijë lekë me një bonos sa gjysma e kësaj vlere, ndërsa zona C ku bëjnë pjesë banesat në zona periferike ka një qira mesatare 14 mijë lekë, ku bashkia kontribuon me bonosin prej 7 mijë lekë. Projektvendime të tjera janë ai për “Detajimin e fondit të investimeve në tregjet publike” apo “Për një ndryshim në numrin e punonjësve të Policisë Bashkiake të Bashkisë së Tiranës.”