E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana tri pike ne derbi Dinamo humb edhe Bakajn

I kote goli i avantazhit te perkohshem nga ana e Bakajt i cili niset sot drejt Rumanise. Ne fakt si ndeshje derbi i ka pasur te gjitha penallti kartone gola dhe emocione te jashtezakonshme. Te dyja skuadrat si Dinamo ashtu dhe Tirana nuk e kane plotesuar deri ne fund protokollin. Nese Dinamo arriti ta federonte dhe ta kishte ne loje ganezin Opoku qe e nisi ndeshjen nga stoli Tirana nuk e pati fatin te aktivizonte si Balen ashtu dhe Hyken sepse nuk u kane mberritur letrat. Dinamo e ka nisur shpejt takimin teksa Orelesi ka dhene nje pasim te arte per Bakajn i cili pasi ka shmangur portierin Lika ka shenuar. Kjo ishte ndeshja e fundit e Bakajt pasi nga sot do kaloje te Dinamo e Bukureshtit me negocim te bere nga ish-trajneri i Kombetares Sulejman Demollari. Nderkaq Tirana u zgjua me golin e Morines i cili eshte protestuar nga dinamovitet pasi pretendonin per nje faull ndaj Viles ne momentin qe ka marre topin Lika. Por ajo qe i ka vene kapakun akuzave te dinamoviteve ishte penalltia e Tiranes e cila te pakten dhe sipas te gjithe specialisteve ishte e dyshimte. Ka nerva ne pankinen dinamovite te cilat i pagoi trajneri Daja ndersa Jemini nuk e ka falur por e ka perjashtuar ate. Pjesa e tjeter e ndeshjes pas golit te Liles ishte nje perpjekje e dinamoviteve per te barazuar por pa rezultat. Tirana u vu ne mbrojtje te rezultatit dhe nje gje te tille e arriti edhe fale paqartesise se Dinamos e cila luajti ne fund me 10 lojtare pas daljes me te kuqe te Peqinit.

Muka Kjo Tirane eshte per titull

Kapiteni i bardhebluve Devi Muka shprehet se sukseset e Tiranes do te vazhdojne. Beme detyren ne fushe. Fituam ndaj Dinamos dhe treguam forcen qe ne kemi. Tirana eshte mesuar qe te qendroje lart ne renditje. Ne po marrim vendin qe na takon. Ky sukses dhe gjendja ku jemi eshte merite e punes se lojtareve si edhe te trajnerit deklaroi Muka pas takimit. Mesfushori foli edhe per tri blerjet e klubit. Presidenca ka bere nje pune te mire me blerjet qe ka bere. Lika dhe Bala jane lojtare cilesore. Se bashku me grupin e lojtareve aktuale eshte krijuar nje ekip pretendent per titullin tha ai.

Dede Tirana ime di si te fitoje

Trajneri i Tiranes Nevil Dede eshte i kenaqur nga paraqitja e skuadres dhe nga shpirti i gares qe ata treguan ne fushe. Arritem qe te zgjidhnim fatin e ndeshjes qe ne pjesen e pare te takimit. Pesuam gol shpejt per shkak te nje vendosjeje te gabuar. Por ekipi tregoi forcen e duhur dhe arriti qe te reagonte duke shenuar dy gola e duke kthyer rezultatin. Ekipi tregoi forcen dhe karakterin e vet ne kete takim deklaroi ai pas takimit. Tekniku foli pozitivisht edhe per lojen e te rinjve Tushe e Morina. Edhe te rinjte me lojen e tyre bene nje paraqitje te mire. Atyre u duhet lene koha e nevojshme vazhdoi ai.

Daja Sna mundi Tirana por arbitri

Trajneri i Dinamos Ilir Daja ka kritikuar gjykimin e bere ne derbi i cili sipas tij coi ne humbjen e takimit. Nuk mund qe te fitonim si ndaj Tiranes ashtu edhe ndaj arbitrit. Ai gaboi ne vendimet e tij. Rasti i pare i golit ishte nje faull ndaj Viles ndersa penalltia nuk ishte. Te dy golat nuk duhet qe te ishin dhene deklaroi Daja pas takimit. Tekniku vleresoi shpirtin e gares dhe lojen e bere nga skuadra e tij por qe sipas tij ishin te pamjaftueshme per te bere qe ky derbi te perfundonte ne menyren me te mire per ta.

Superiore/ Java 18-te

Te premten
Laci-Kastrioti        2-0
Buljan 17 Dragicevic 45
Te shtunen
Skenderbeu-Bylis        2-0
Shkembi 2 p Muzaka 19
Te dielen
Flamurtari-Shkumbini    4-2
Roshi 3 28 Plaku 52 D.Xhafa 61/ Shenaj 59 Gerbovic 80
Teuta-Vllaznia        0-3
Sinani 40 79 85
Besa-Elbasani        2-0
Mihani 11 Nora 13
Dje
Dinamo-Tirana        1-2
Bakaj 5/ Morina 20 Lila 35 p

Renditja

Ekipi    ND    F    B    H    P
1. Flamurtari    18    13    1    4    40
2. Skenderbeu    17    11    1    5    34
3. Vllaznia    18    10    4    4    34
4. Tirana    17    8    5    4    29
5. Dinamo    18    8    4    6    28
6. Laci    18    8    3    7    27    7. Teuta    18    6    4    8    22
8. Shkumbini    18    6    3    9    21
9. Kastrioti    18    5    5    8    20
10. Besa    18    4    6    8    18
11. Bylis    18    4    3    11    15
12. Elbasani    18    3    3    12    9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›