E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder miratohet projekti me 132 mije euro per Zogajn

Vendimi u mor dje nga Keshilli Bashkiak i Shkodres i cili ne mbledhjen e djeshme miratoi dhe shumen prej 15 mije eurosh qe vete bashkia do te bashkefinancoje ne Zogaj. Nenkryetari i Bashkise Shkoder Ridvan Troshani u shpreh se projekte te tilla jane ne perputhje me prioritetet e bashkise te cilat synojne dhe nxisin zhvillimin ekonomik dhe turistik kryesisht te zones se Zogajve. Kjo shume do te financoje nderhyrjen sipas nje projekti te hartuar me pare i cili ka te beje me permiresimin e infrastruktures se Zogajve rikonstruksionin e 2 shesheve te kesaj lagjeje nderhyrjen per ndricimin e zones ndertimin e nje pontili ne liqenin e Shkodres si dhe rikonstruksionin e mureve dhe te shkalleve prej guri te cilat jane tipike dhe tradicionale ne kete zone. Bashkia e Shkodres prej kohesh aderon ne rrjetin translokal SEENET 2 ku bejne pjese rreth 47 njesi vendore nga Italia dhe vende tjera te Europes Juglindore. Ky organizem ka marre persiper financimin e projekteve ne dy fusha ate sociale dhe ne sektorin e turizmit. Se bashku me njesite e tjera vendore te Pejes Nishit Nikcit dhe te Kraljevos Bashkia Shkoder ka qene perfituese e projektit te turizmit e konkretisht per rehabilitimin e zones se Zogajve pohoi Troshani. Lagjja Zogaj ndodhet rreze malit te Taraboshit rreth 15 km larg qytetit te Shkodres ne pjesen perendimore te tij. Ajo eshte pjesa fundore e qytetit qe kufizohet me Malin e Zi ne brigjet e liqenit te Shkodres. Deri ne vitin 1991 ne kete fshat nuk lejohej te shkohej pa nje leje te posacme nga Dega e Puneve te Brendshme te asaj kohe pervec banoreve te tij. Kjo zone permendet per ajrin e paster si dhe numrin e madh te bimeve medicinale qe ka mali i Taraboshit rreze te cilit ndodhet kjo zone sot pjese e qytetit te Shkodres. Zogaj ka nje plazh te mrekullueshem qe laget nga uji i liqenit te Shkodres. Relievi i ulet kodrinor prania e mjaft gjireve te vegjel shkembore plazhet me zhavorr e gjelberim klima shume e shendetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit e bejne Zogajn nje plazh te pelqyeshem. Ne dispozicion te pushuesve jane shtepite e banoreve qe jane banesa tipike me shkalle te gurta oborr te rrethuar dhe kryesisht me dy kate.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›