E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, “luftë” me ultimatumet dhe peqinasit

Tirana pritet të bëjë autokritikën më të mirë ndaj Shkumbinit, pas ultimatumit të donatorëve pas humbjes me Flamurtarin një javë më parë. Në ndeshjen kundër peqinasve do të rikthehen kapiteni Devi Mukaj dhe mesfushori Igli Allmuca, teksa do të mungojë qendërmbrojtësi Arjan Pisha. Tirana, kryson me meritë kampionatin, por në ndehsjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa si rallëherë ka pësuar 13 gola në dhjetë javë.
Barazimi befasues 4-4
Shkumbini, që ka pësuar gjashtë humbje rresht në gjashtë javët e fundit dhe që drejtohet nga trajneri Faruk Sejdini, ka arritur sezonin e kaluar një barazim befauses 4-4, kur Tiranën e drejtonte trajneri italian Leonardo Menikini, që solli dhe shkarkimin e trajnerit italian. Madje, për të përmendur janë statistikat e sezonit të kaluar, kur Shkumbini i drejtuar nga katër trajenerë gjartë sezonit të kaluar arriti dy barazime me nënkampionen e vendit.
Pikiata e peqinasve
Shkumbini i befasoi të gjithë specialistët e futbollit me atë fillim befasues të trajnerit Vasil Bici, teksa ishte kryesues i katër javëve të para. Pas pesë humbjeve rresht tekniku lezhjan u shkarkua dhe në vend të tij erdhi tiranasi Faruk Sejdini. Pas humbjes një javë më parë me Teutën (1-0) peqinasit tashmë lufton për mbijetesë, teksa renditet i parafundit me 10 pikë, pikërisht në dy vendet që cojnë një kategori më poshtë. Një rrezik që e ka shoqëruar vazhdimisht vitet e fundit, ekipin që merrr pjesë që nga sezoni 1994-1995, por që ka shpëtuar vazhdimisht.
25-1, raporti i fitoreve
Peqinasit do të përpiqen të evitojnë humbjen e radhës me Tiranën, që do të ishte e shtata rresht në kampionat dhe e 25-ta në 31 ballafaqimet me Tiranën (duke përfshirë dhe ndeshjen e së shtunës). Peqinasit kanë mundur të fitojnë vetëm një herë kundër Tiranës, ndërsa kanë arritur 5 barazime (i fundit 4-4). Një pikë e marrë në Tiranë nga Shkumbini do të kishte vlera për formacionin e Bicit, dhe për këtë janë të bindur si ndihmëstrajneri Gugash Magani dhe portieri Ervin Llani. Por në 20 ndeshjet e fundit nga sezoni 1999-2000, Tirana ka fituar 17 takime, teksa vetëm 3 takime janë mbyllyr në barazim (golat: 44:15). Madje dhe takimi i fundit në Tiranë është fituar nga bardheblutë 3:1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›