E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlsruhe barazon me Koblenz 1-1, Kapllani 72 minuta

Pas fitoreve shpërthyese vjen dhe barazimi i Karlsruhes së Edmond Kapllanit. Ekipi i Edmund Beker mund të ngushëllohet me faktin se ka barazuar në trasnfertë me Koblenz (1-1), për vetë faktin se Karlsruhe shënoi e para me anë të Mario Egiman (21'). Pa nisur mirë pjesa e dytë, Kenan Sahin barazoi për Koblenz në të 47'. Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani e nisit takimin nga minuta e parë, por u zëvëndësua në minutën e 72-të nga Sebastian Freis. Kapllani ka patur një mundësi të mirë në minutën e 20-të por pa mundur të rrezikojë. Dhe në minutën e 32-të sulmuesi shqiptar shpërdori një mundësi tjetër.
Në ndeshjet e tjera të Bundeligës 2, Hansa e Rostokut shkatërroi Branushvajgun 4-0. Sic dihet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Kastrati vazhdon të mos luajë, pasi është në rikuperim e sipër. Në ndeshjen e 1860 Munchen-Padeborn fituan vendasit 1:0 (gol i Adler në të 59'). Mehmet Dragusha që aktivizohet me Padeborn, nuk ka qenë as në 18-she.

Rezultatet e sotme në Bundelsigën 2
Hansa 4 : 0 Braunschëeig
Koblenz 1 : 1 Karlsruher
1860 Munchen 1 : 0 Paderborn

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›