Ekzekutimi i vëllezërve Markaj, Totozani padit kryepolicin e Pukës
Tiranë- Pasi një familje e tërë u ekzekutua në një pritë në Mardhnac të Pukës muajin e shkuar, institucioni i Avokatit të Popullit ka çuar për ndjekje penale shefin e komisariatit të këtij qyteti.
Më 29 Qershor në një pritë të ngritur ndaj familjes Markaj nga fqinjët e tyre humbën jetën 2 vëllezër. Avokati i Popullti Igli Totozani ka paditur kryepolicin e Pukës pasi sipas hetimeve policia ishte në dijeni të tragjedisë së paralajmëruar.
Teksa thuhet se hetimet kanë nxjerrë fakte tronditëse për Policinë e Pukës. Ndërkohë që detaje të mëtejshme Avokati i Popullit pritet ti japë në orën 11:00 në një konferencë për mediat.
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur qytetin e Pukës në orët e para të mëngjesit të datës 29 Qershor. Vëllezërit Hil Markaj 58 vjeç dhe Paulin Markaj 45 vjeç janë vrarë në Marrdhnac të komunës Qel teksa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar Bardhok Përmakaj dhe Fran Permarkaj si të dyshuar për krimin dhe është vënë në ndjekje të personave të tjerë të kësaj familje. Sipas afërmve të viktimave familja e tyre kishte konflikte të shpeshta me fqinjët e tyre, familjen Përmakaj. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe arrestimine e autorëve të tjerë të krimit.
/IDEA/