E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë - Torino , Kryebashkiakët: Bashkëpunim për politikat urbane dhe teknologjinë e informimit



Dy qytete, Tirana dhe Torino (Itali), kanë vendosur urat e bashkëpunimit mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, ka pritur dje në zyrën e tij delegacionin e Bashkisë së Torinos, kryesuar nga kryetari i kësaj bashkie, z. Sergio Chiamparino.

Kryebashkiakët kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qyteteve. Të dy homologët, Rama dhe Chiamparino, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy bashkive, si shprehje e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve. Bashkia e Tiranës dhe ajo e Torinos kanë shprehur interes të veçantë për sa i përket shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme dhe vënies në përdorim të teknologjive të reja, kryesisht për sa u përket shërbimeve publike dhe politikave urbane. Më tej, në një ceremoni të veçantë, kryebashkiaku Rama i dhuroi homologut të tij italian, Çelësin e Kryeqytetit si dhe Kullën e Sahatit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›