Tiranë- Drejtësia e munguar për pronat, një grua tenton të hidhet nga tarraca
Tiranë- Një ngjarje e rëndë tronditi banorët e zonës së “Xhamllikut” mesditën e sotme në kryeqytet.
Një 39-vjeçare kërcenoi se do të hidhej nga tarraca e një pallati 5 katësh nëse nuk merr zgjidhje për çështjen e pronave të saj.
Gruaja e divorcuar kërkoi që të takohej me ministrin e Brendshëm, në të kundërt ajo do të zbreste vetëm e vdekur nga tarraca e pallatit.
Për 30 minuta policia së bashku me banorët e lagjës u përpoqen të bindnin Dëshira Qokun që të mos kryejë këtë vetëvrasje. Ndërkokë ka qënë ndërhyrja e forcave speciale RENEA që ka bërë të mundur zbritjen e gruas nga tarraca, dhe më pas 39-vjeçarja është transportuar drejt QSUT-së.
Shkrime të tjera me interes:
- Vlorë- Tenton vjedhjen e transformatorit, vdes nga korenti Vlorë- Një 45 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme...
- Orikum, rikthehen protestat për pronat Vlorë- Banorët e Orikumit në Vlorë iu rikthyhen sot protestave...
- Fier- Pastrimi i parave, sekuestrohen pronat e trafikantit shqiptar Fier Policia me anë të një operacioni të quajtur Lotaria...