Lojrat Olimpike, Topi ndez pishtarin: Përcillni mesazhin e paqes
TIRANE- Presidenti Topi hapi sot ceremoninë e Lojrave Olimpike Speciale Shqiptare 2011, ku do të garojnë rreth 300 të rinj e të reja me aftësi të kufizuara.
Ky është viti i katërt që zhvillohet në Tiranë dhe përkon në një kohë kur vetëm pak metra larg bulevardit kryesor, ku pjesëmarrësit në lojra do kalojnë me pishtarin e flakës olimpike, ndodhet Komisioni Qendror Zgjedhor, para te cilit opozita vazhdon protestën kundër numërimit të fletëve të kontestuara në Tiranë. Kreu i KQZ Ristani dhe anëtarët e maxhorancës e quajnë të ligjshëm këtë procedurë dhe pritet të shpallet rezultati.
Dhe presidenti Topi shprehu bindjen se parakalimi në bulevard do të japë mesazhi në radhë të parë se Shqipëria ka nevojë për tolerancë, mirëkuptim.
"Pas pak juve do kaloni me pishtarin ndezur në bulevard. Ky boulevard padyshim është aksi kryesor i Tiranës, ku janë vendosur institucionet kryesore të vendit dhe që në radhë të parë duhet të ketë simbolikën e paqes. Dhe më shumë se ju askush tjetër nuk besoj se e demonstron. Njerëz që pavarësisht vështirësive të caktuara fizike bëjnë ti eliminojnë këtë vështirësi, të kapin mesazhin e konkurencës, pjesëmarrjes, të japin mesazhin e paqes e ti thonë të tjerëve që shikoni mos u bëni kaq egoist, indiferentë, sepse jeta nuk është thjesht komoditeti i kolltukut të secilës zyrë që ju mbuloni, bëhuni pjesëmarrës dhe ju, merrni filozofinë e pjesëmarrjes dhe të humanizmit, të tolerancës"- tha presidenti Topi.
Më tej ai bëri thirrje për mbështetje dhe rritje të ndjeshmërisë humane nga të gjithë e institucionet, nga njerëzit, biznesi e mbarë shoqëria.
Lojrat Olimpike Speciale Shqiptare 2011, zhvillohen për të katërtin vit radhazi. Aty do të garojnë rreth 300 të rinj e të reja me aftësi të kufizuara, të cilët do të përfaqësojnë 14 skuadra nga rrethe të ndryshme të vendit në gjashtë disiplina sportive: futboll, basketboll, çiklizëm, ping-pong, atletikë dhe bouling.
Në këtë ceremoni sportive ishin të pranishëm Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Volfart, Zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabet Evans, Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Dashnor Bajaziti, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, përfaqësues dhe drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, të Fondacionit “Vodafone Albania”, të Qendrës Sociale “Don Bosko”, personalitete të njohura të botës së sportit shqiptar, si dhe Presidenti i Olimpikut Special Shqiptar, Ismet Bellova.
(s.g/balkanWeb)