Stonestreet: Fletët e kontestuara? Palët të zbatojnë ligjin
TIRANË-Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin dhe nënkryetaren e këtij Komisioni, Dëshira Subashi.
Pas takimit, Stonestreet ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka shpjeguar se me Ristanin dhe Subashin ka biseduar rreth raportit të ODIHR për zgjedhjet. Ai u shpreh se ka marrë nga KQZ informacione të nevosjhme për ti shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE-ODIHR.
“Për raportin duhen marrë parasysh jo vetëm qëndrimet e partive politike por edhe të atyre të adminsitratorëve të zgjedhjes, shoqërisë civile dhe atyre që janë të interesuar në proces”.
I pyetur për fletët e kontestuara dhe zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, Stonestreet u shpreh se ai nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive.
"Nuk diskutuam për procesin që po vazhdon. Ky takim u përqëndrua në të ardhmen e të gjithë procesit elektoral. Unë nuk dëshiroj të interpretoj atë që thotë ligji, por një parim i rëndësishëm që duhet të ndiqet është ai i shtetit të së drejtës dhe të vihet në zbatim ajo që cfarë thotë ligji”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Stonestreet: Fletët e kontestuara? Palët të zbatojnë ligjin