E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Zjarr tek Kodrat e Selitës, terreni vështirëson shuarjen e flakëve

Tiranë- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme tek Kodrat e Selitës në kryeqytet.

Mësohet se janë dy vatra zjarri dhe terreni i vështirë nuk po lejon fikjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse dhe policie të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit, por terreni i thyer nuk lejon futjen e makinave zjarrfikëse.

Zjarri ndodhet larg zonave të banuara, por për shkak të ndonjë rreziku të mundshëm për përhapjen e tyre në qytet, policia ka marrë masa dhe po punohet për evakuimin e banorëve.

Gjithashtu mësohet se dhe erërat po ndihmojnë në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Librazhd- Zjarr në masivin e pishave Librazhd- Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme...
  2. Flakët përfshijnë një magazinë tek ish-uzina e traktorëve Tiranë- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një magazinë me...
  3. Tiranë- Zjarr në një magazinë bojrash, s’ka të lënduar Tiranë- Një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Domje,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›