“Flash” në Tiranë, studenti kapet me 150 doza ekstazi
13/03/2012 Rrjeti furnizonte të rinjtë e klubeve të natës, kapen 25 gr kokainë dhe 23 gr hashash
TIRANË-Antidroga e kryeqytetit sekuestroi 150 doza ekstazi, 25 gramë kokainë dhe 23 gramë hashash gjatë një operacioni të shpejtë që edhe vetë emrin e mori “flash”. Burime të mirëinformuara pranë Policisë së Shtetit i thanë gazetës “Metropol” se aksioni u finalizua në orët e pasdites së djeshme, kur u prangos studenti i Inxhinierisë Aldi Gjana, ndërsa gjurmimi vazhdon për një tjetër të implikuar në këtë rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës. Burimet policore thanë se grupi kriminal vepronte kryesisht në ish-bllok, pranë “21-shit”, godinat e Inxhinierisë së Ndërtimit, shkolla “Petro Nini Luarasi”, etj, ndërsa aktiviteti bazë ishte shitja e ekstazisë, drogës më të preferuar nga të rinjtë gjatë “shpërthimeve” në pube apo lokale nate. Ekspertët e Antidrogës prej pak kohësh mbanin në vëzhgim studentët shpërndarës, ndaj operacioni “flesh” u krye pikërisht në kohën e mallit të bollshëm, pasi Gjanajt iu gjetën 150 doza ekstazi, të bëra gati për shitje. Një dozë e kësaj droge sisntetike peshon 0.1 gramë, ndërsa një gram shitet me 100 mijë lekë të vjetra. Përveç ekstazisë u gjetën edhe 25 gramë kokainë, 23 gramë hashash dhe 1500 qese farmacie bosh, gati për t’u mbushur me mall. Operacioni i koduar “flash” zbuloi se grupi përdorte plot 23 numra telefoni, me të cilat komunikonin me klientët e tyre, kryesisht të rinj frekuentues të klubeve të natës, gjimnazistë dhe studentë. Mes “preferencës” së klientelës përfshiheshin edhe ata VIP, mosha të mesme dhe me funksione me rëndësi publike apo artistike. Në ambientet e policisë së Tiranës, ku edhe është vënë në masën e arrestit studenti Aldi Gjana rrëfeu skemën e shpërndarjes së drogës, duke konfirmuar se klientët adoleshentë e të rinj preferonin më tepër ekstazinë, drogë të cilën e posedonte më tepër, ndërsa më pak kokainën dhe hashashin, pasi, sipas Gjanës, furnizimi me kokainë ishte i vështirë, ndërsa për hashashin kishte konkurrentë më të fortë në shpërndarje. Javët e fundit vihet re një ringjallje e Antidrogës së kryeqytetit (mjafton të kujtohet fakti se në 22 vjet janë kapur gjithësej në Shqipëri vetëm 25 tableta ekstazi, ndërsa pak ditë më parë në Tiranë u kapën 2 kg kokainë, sasi kjo që nuk e kapi dot Antidroga e Përgjithshme e Policisë së Shtetit gjatë vitit 2011, ku u sekuestruan vetëm 1 kg).
Çfarë është ekstazia,
përbërja dhe efektet
Ekstazia është një drogë që përbëhet nga disa përzierje droge. Kryesisht përzihet heroina me kokainën. Shpesh, çfarëdo tablete me stemë tani quhet “ekstazë” pavarësisht përbërjes së vet kimike. Edhe pse kjo drogë zakonisht shpërndahet në formën e një tablete, ajo mund të jetë edhe në formë pluhuri ose kapsule. Tabletat mund të kenë forma dhe madhësi të ndryshme. Tabletat ose pilulat që shiten për ekstazë mund të përmbajnë edhe lëndë të tjera që mund të jenë të rrezikshme dhe që mund të jenë të ndryshme për sa i takon fuqisë dhe pasojave të tyre. Ekstazia është një stimulues psikoaktiv, që zakonisht prodhohet në laboratorë të paligjshëm. Në të vërtetë, termi “ekstazë” ka evoluar dhe nuk përdoret për të quajtur vetëm një lëndë kimike, por në të vërtetë një gamë lëndësh të tilla, të cilat kanë një efekt të ngjashëm te përdoruesi. Zakonisht gëlltitet, por mund edhe të thithet me hundë ose të injektohet. Ekstaza mund të rrisë nivelet e ndjeshmërisë të përdoruesve dhe të shkaktojë një ndjesi afërsie me njerëzit që i rrethojnë. Kjo drogë mund ta bëjë përdoruesin më shoqërues dhe energjik. Emri kimik është MDMA-3,4 methylenë-dioxymetamphetaminë. Droga të ngjashme me të, si MDA ose MDEA tregohen ndonjëherë si ekstazi. Ekstazia është përdorur për herë të parë në Gjermani në fillim të shekullit njëzet si një mjet për të frenuar oreksin, megjithëse disa mjek në vende të ndryshme kanë sugjeruar përdorimin e saj në individët që kanë preobleme mendore kronike. Shumë përdorues raportojnë një ndjenjë qetësie, humbjen e ndjenjës së armiqësisë dhe të inatit, rritjen e sensit të komunikimit dhe të simpatisë për të tjerët.