E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për dekretet reagon Sejdiu: I gatshëm të ndihmoj drejtësinë

PRISHTINË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në mediat vendase, sipas të cilave “Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe presidentin Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës”.

Ish kreu i shteti, Fatmir Sejdiu deklarohet i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij ndaj organeve të drejtësisë. për cdo cështje.

“Si President i vendit në periudhën kohorë 2006 – 2010, dhe njëkohësisht edhe si dekretues i faljeve në dy vite ( 2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet, pavarësisht nga fakti se ky informacion është i vërtetë apo nuk është, për çka unë personalisht nuk kam asnjë njoftim, dua të theksoj: Në vitin 2009 dhe 2010, në vigjilie të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në dispozitat e Kushtetutës së Republikës dhe të Ligjit mbi Faljet kam dekretuar faljen apo zbutjen e dënimit në dy rastet nga 62 persona, pra gjithsejtë 124 për dy vjet. Këtë veprim kushtetues dhe ligjor e kam ndërmarrë në bazë të konsultimeve të zhvilluara më herët me organe kompetente, përkatësisht pjesën përgatitore me Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësuesit e enteve ndëshkimore të Kosovës dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Supreme të Kosovës”,- thuhet në reagimin e ish presidentit Kosovës.

Më tej Sejdiu sqaron se për cdo vit kalendarik, me rastin e faljeve, ka formuar komisionet ad hoc, të përbërë nga përfaqësuesit e institucioneve relevante dhe më pas ka ushtruar funksionin e faljes.

AKUZAT
Mediat kosovare shkruajtën sot se Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka nisur të hetojë ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe ushtruesin e detyrës, së presidentit, Jakup Krasniqi për shkelje të Ligjit për faljet dhe Kushtetutës’, si President i vendit në periudhën kohorë 2006 – 2010, dhe njëkohësisht edhe si dekretues i faljeve në dy vite ( 2009 dhe 2010), duke iu referuar të drejtës kushtetuese dhe ligjore të paraparë me ligjin mbi faljet.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hetohen Sejdiu e Krasniqi për shkelje të ligjit për falje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›