Të miturit në aksion, valë vjedhjesh e grabitjesh
Tiranë Krimi i të miturve ka nje rritje dramatike. Adoleshentë dhe fëmijë janë përfshirë në një valë vedhjesh në rrugë që nuk kursejnw asgjë.
Ata vjedhin ccdo gjë që shitet dhe nuk kursejnë as vetë familjet e tyre. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorezoi ne gjykatë këtë të mërkurë dosjen në ngarkim të katër të miturve, të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim. Të miturit janë nga qyteti i Burrelit dhe për shkak se seksioni i të miturve ndodhet në dhomën penale të kryeqytetit, ata janë hetuar dhe do të gjykohen në Tiranë.
Prokurori Petrit Hysi thotë në kërkesën për gjykim se te miturit Jurgen Gjonaj, Malvin Hoxha, Renadlo Duka dhe Marius Nezha janë që të kartët me arsim tetëvjecar. Sipas prokurorit policia e Burrelit i ka kapur në flagrance duke vjedhur. Sipas prokurorit, të miturit më 17 gusht të 2011 në orën 23. 00 pasi janë takuar me njëri tjetritn kanë vendosur të vjedhin në thertore tavolinën prej hekuri ku kasapi priste mishin.
Ata kanë hyrë në katin e dytë të ndërtesës ku ndodhej thertorja, duke thyer xhamin e dritares dhe në çastet kur po çmontonin tavolinën e hekurt janë kapur nga policia. Ata kanë pohuar se tavolinën donin ta shinsin për skrap.
Ndërkohë prokuroria ka dërguar për gjykim edhe një të mitur tjetër Mario Velia, sepse i ka grabitur portofolin një gruaje, sapo ajo ka tërhequr paratë nga bankomati. Ai kishte qenë duke pritur pranë bankomatit dhe sapo gruaja ka tërhequr paratë i ka rrëmbyer portofolin. Pasi është arrestuar ai ka pranuar se është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
Vjedhjet me autorë të mitur janë shtuar në mënyrë drastike. Sipas policisë ata janë autorët e pjesës më të madhe të vjedhjeve ordinere. Në pamundësi për tu strehuar të tërë në burgje, gjykata ka zgjedhur si masë denimin alternative.
Shkrime të tjera me interes:
- Korçë- Lojrat e fatit pa liçensë, aksion për mbylljen e tyre Korçë- Shtimi i subjekteve të lojrave të fatit pa një...
- Task-Forcë, aksion për gjobat e papaguara, Shoferët: Gjobat janë abuzive Elbasan- Një aksion i Task-Forcës së Qarkullimit Rrugor në akset...
- Tiranë- Bashkia aksion në tregje për lëndët plasëse Tiranë- Bashkia e Tiranës ka ndërrmarrë ditën e sotme një...