E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, 20 për qind e gjimnazistëve përdorin drogë

Kështu është shprehur Genci Muçollari, kryetari i shoqatës "Aksion plus". Sipas tij, shumë problematikë janë edhe nxënësit e shkollave të periferive dhe zonave informale. 

TIRANE-Fenomeni i konsumim it të drogave të lehta ka arritur shifra alarmante. Konsumimi i drogave të lehta si hashashi dhe marijuana nga nxënësit e shkollave të mesme shënon një shifër afro 20 për qind". Kështu është shprehur Genci Muçollari, kryetari i shoqatës "Aksion plus". Sipas tij, shumë problematikë janë edhe nxënësit e shkollave të periferive dhe zonave informale. Këtë gjë Muçollari e theksoi në fushatën sensibilizuese në shkollën e mesme të kryeqytetit "Besnik Sykja", të organizuar nga drejtuesit e shkollave të mesme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me policinë e Antidrogën. Ndërkohë, drejtori i shkollës së mesme "Besnik Sykja", Ali Taga ka deklaruar se kjo shkollë ka organizuar disa herë fushata sensibilizuese kundër drogës dhe po vazhdon t'i kushtojë rëndësi të veçantë këtij fenomeni. Kjo fushatë sensibilizuese do të vazhdojë në të gjitha shkollat e kryeqytetit, për t'i bërë të rinjtë të reflektojnë për rrezikshmërinë e drogës.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›