E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nga ethet e Nilit vdesin 25 persona

BEOGRAD-Nga ethet e Nilit Perëndimor në Serbi kanë vdekur 25 persona, ndërsa janë sëmurë 210, bëjnë të ditur mediat serbe.

Siç theksohet, 12 persona të vdekur janë nga Beogradi, ndërsa të tjerët nga vende të ndryshme të Serbisë.

Thuhet se personat e vdekur kanë qenë më të vjetër se 50 vjeç dhe ishin të sëmurë kronikë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›