Tiranë, 3 persona nën hetim për mallra kontrabandë

Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar " Transportuesi",ka bërë të mundur nisjen e hetimeve për 3 persona për kontrabandë mallrash.
Sipas policisë është arrestuar 26-vjeçari Arbër Saidollari, po hetohet në gjendje të lirë 55-vjeçari Vladimir Sh. si dhe është shpallur në kërkimi 34-vjeçari Niko Th.
Fillimi i hetimeve në ngarkim të këtyre personave u bë, pasi dje në orën 07.20, në vendin e quajtur Ura e Peshkatarit në mjetin tip Mercedes Benz me targë KO 725 A, po trasportonin 575 palë xhinse, të cilat dyshohet të jenë mall kontrabandë.
Ndërkohë materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.