Windows 8, krijesa e re e Microsoft
Microsoft ka bërë disa hapa përpara në luftën e sundimit të tregut të informatikës, me krijesën e tij të fundit Windows 8. Windows 8 parashikohet të jetë sfiduesi më i mirë kundra sistemit iOS të Apple, në tregun e Tablet-ve. Opsionet e reja të Windows 8 do ta bëjnë atë sunduesin të padiskutuar të tregut. Sistemi i ri i Microsoft, që ndryshon tërësisht nga versioni i tanishëm, është projektuar për Tablet, për një eksperience të përdoruesit tërësisht “touch”. Nuk do të ketë nevojë për tastierë apo maus duke qenë se sistemi i ri, që është shumë i ngjashëm me atë të Windows Phone, do të marrë komanda vetëm me anë të prekjes së monitorëve “touch”.
Sistemi i Apple për Tablet është një ndryshim i po të njëjtit sistem për kompjuter, pra nuk është komplet i optimizuar për funksionet e një Tablet.
Windows 8 vjen në dy versione: Versioni klasik, që do të jetë i ngjashëm me Windows 7 dhe versioni “Metro View”, i ngjashëm me versionin e Windows për smartphone, që i përshtatet më mirë produkteve “touch”.
Do të kemi dy lloje aplikacionesh për Windows 8, një që punon në sistemin tradicional dhe një tjetër pseudo-mobile i bazuar në HTML5 dhe Javascript për “Metro View”, sidoqoftë të dy llojet janë projektuar për përdorim “Touch”.
Në versionin me “Metro Vieë” programet do të punojnë të vendosura në “desktop”, ku do të eliminohet Start-i tradicional. Sistemi i ri do të vi me një version të ri të Internet Explorer, me versionin 10, gjithashtu edhe me paketën e re të Microsoft Office, Office 365.
(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Microsoft zbulon Windows 8