E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 31-vjeçarja tutore e të divorcuarës

TIRANE – Një 31-vjeçare nga Pogradeci, e cila banonte prej pak muajsh me qira në Tiranë, është vënë në pranga nga Komisariati Nr.1, pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një grua të divorcuar, nënë e një djali 2 vjeç. Nga hetimi i nisur prej informacioneve të siguruara në rrugë operative, është zbuluar edhe shtëpia ku ushtrohej prostitucion, në zonën pranë pallateve 9-katëshe, në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës thanë se është arrestuar shtetasja Ermira Fejzullai, e cila akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të 24-vjeçares nga Saranda, Dimentila Zh.. Policia ka ndërhyrë në momentin kur në banesën me qira, pranë 9-katësheve po ushtrohej prostitucion, në këmbim të shumës prej 1 mijë lekësh të rinj që kishte paguar klienti, M.Xh., 35 vjeç, nga Fushë-Kruja, i cili po ashtu është marrë në hetim. Nga deklarimet që ka dhënë në Komisariatin Nr.1, në momentin e ndalimit, nëna 24-vjeçare ka shpjeguar se ushtronte prostitucion për shkaqe ekonomike. Sipas saj, nuk kishte gjetur rrugë tjetër për të rritur djalin e saj 2-vjeçar pasi ishte divorcuar nga i shoqi dhe familja e saj nuk e pranonte më. Gjatë hetimeve të kryera nga Policia e kryeqytetit, ka rezultuar se e arrestuara Ermira Fejzullai i gjente klientë vazhdimisht nënës së re, e cila binte dakord edhe për shuma fare të vogla, pasi nuk kishte para dhe jetonte në një shtëpi me qira në gjendje të vështirë ekonomike. Policia ka provuar disa raste kur 24-vjeçarja është shfrytëzuar si prostitutë gjatë muajit tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›