VV: Vrasja, krim i politikës antishqiptare të Gruevskit
PRISHTINE - Lëvizja “Vetëvendosje” ka dënuar vrasjen e dy shqiptarëve nga një polic maqedonas, pas një konflikti për parkimin, duke akuzuar qeverinë e Gruevskit se krimi është rezultat i mendësisë shtypëse dhe diskriminimit etnik, që ai po ndërton në Maqedoni.
“Krimi i djeshëm (e hënën) në Gostivar është rezultat direkt i mendësisë shtypëse, që po ndërton Gruevski me të gjitha mjetet e veta shtetërore e propagandistike, një mendësi që shqiptarët i sheh vetëm si instanca të domosdoshme me të cilat hyn në shitblerje për të marrë e për të forcuar pushtetin e vet, por nuk i sheh si qytetarë të barabartë, nuk i sheh si komunitet me të drejta historike, ekonomike, kulturore e kombëtare”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj lëvizjeje, e cila ka ngushëlluar familjet e dy shqiptarëve të vrarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti.
Sipas “Vetëvendosje”, faktori politik shqiptar në Maqedoni prej shumë kohësh është shndërruar kryesisht në një apendiks të politikës maqedonase. Lëvizja kritikon qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duke e cilësuar dëshpëruese heshtjen e tyre ndaj këtij krimi.
(er.nu/tg/BalkanWeb)