Vidhnin makina në Tiranë, i shisnin në Kosovë
TIRANË- Vidhnin makina në Tiranë dhe më pas i shisnin në qytete të ndryshme të Kosovës.
Dy persona janë arrestuar në flagrancë orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet në rrugën Ndre Mjeda teksa po vidhnin një automjet tip ‘Golf'.
Burime të policisë konifirmojnë faktin se forcat e komisariatit numër 2 prej muajsh kishin nisur hetimet për vjedhjen e automjeteve në zonën e parkut të autobusave. Pas një pune operative disa javore u bë e mundur kapja në flagrancë e dy shtetasve, Gezim Zek Buqa 20-vjec me origjinë nga Suhareka e Kosovës si dhe Zenel Meci nga Kukësi.
Ndaj tyre deri në këto momente janë dokumentuar 8 raste vjedhjesh makinash tip Golf 2, 3 dhe 4. si dhe aksesorë të ndryshëm automjetesh.
Mendohet se dy personat të jenë pjesë e një grupi të strukturar hajdutësh, ku janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Në momentin e arrestimi shtetasve iu gjetën doreza të ndryshme, 6 celesa makinash si dhe mjete të tjera për hapjen e makinave.
(el.me/news24/BalkanWeb)