Tensionet me Iranin, Britania do të dërgojë luftanijet në Gjirin Persik
GJIRI PERSIK- Flota ushtarake mbretërore e Britanisë së Madhe ka vendosur të dërgojë në Gjirin Persik luftanijen e saj kryesore dhe më të frikshme në misionin e saj të parë që pas rritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe regjimit të Ahmadinexhad.
Sipas komandantëve të flotës Britanike, dërgimi i luftanijes HMS Daring, një shkatërrues i tipit 45 ka si synim t’i dërgojë një sinjal të fortë Iranit për fuqinë dhe teknologjinë që ka kjo luftanije.
Sekretari britanik i Mbrotjes Filip Hammond ka paralajmëruar publikisht Iranin se cdo bllokadë e ngushticës të Hormuzit nga ku kalon një pjesë e mirë e naftës do të jetë e paligjshme dhe tentativë e pasuksesshme. Sipas gazetës britanike ‘Daily Telegraf’, luftanija ‘HMS Daring’ është paisur me teknologji të re me aftësinë për të shkatërruar cdo raketë të ushtrisë Iraniane. Ajo është gjithashtu e paisur me një radar të fuqishëm i afte për të gjurmuar raketet dhe avionët luftarake të Iranit.
(el.me/news24/BalkanWeb)