E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Alibeaj: Të mos përsërisë gabimet e Topit në drejtësi

TIRANË- Deputeti i partisë demokratike Enkelejd Alibeaj vlerëson se presidenti i ri , duhet të korrigjojë gabimet e presidentit Bamir Topi, në vecanti në sistemin e drejtësisë.

“Duhet të jetë një figurë, e cila të korrigjojë të gjitha ato defekte që figura presidenciale aktuale ka lënë. Të dijë të instalojë frymën e e zbatimit të ligjit në sistemin e drejtësisë. Të jetë figurë politike, e cila në rastet kur të ketë ngrice politike parlamentare të dijë të ndërhyjë dhe të gjejë konsensusin”,- theksoi Alibeaj.

Në një intervistë për NEWS24, Alibeaj thekson se nuk mund të ketë bllokim të procesit të zgjedhjes së presidentit nga opozita. Ndërsa, shton se kandidatura e presidentit i përket mazhorancës

“Të mos jetë një figurë presidenciale që vetëm hesht. Do të kryhet raundi i parë, do të kryhet raundi i dytë nëse përsëri do bojkotojnë, do të kryhe edhe i treti, në raundin e katërt Shqipëria do të ketë presidentin”,- deklaroi Alibeaj.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Alibeaj për presidentin e ri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›