Tirane, 4 gardistë në gjykatë për rivlerësimin e arrestit
TIRANE- Dalin sot para togave të zeza 4 gardistët e grupit të zjarrit të cilët u vunë në pranga më 12 shkurt në hetim për vrasjen e 4 demostruesve në demonstratën e 21 janarit. Ndaj tyre Policia ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Tiranës. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe të dyshuar si autorë të vrasjes së katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit. Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Ãtelaj, dhe Gazmend Ahmetaj, u arrestuan të premten në darkë. Ndërsa gjykata në bazë të kërkesës së prokurorisë, kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me 30 ditë burg për katër efektivët e Gardës së Republikës. Ndërkaq pritet që sot gjykata e Tiranës të bëjë rivlerësimin e masës së sigurisë. Gjatë kësaj kohe, prokuroria duhet të gjejë prova të reja për të arrestuarit, për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)