Haxhinasto:Ne Maqedoni të ruhet harmonia ndëretnike
TIRANE- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se "diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë duhet të jenë një vlerë për vendin dhe jo premisa për përplasje e për dhunë".
Zyra e shtypit e MPJ-së bëi të ditur se gjatë takimit që zhvilloi më Ambasadorin e Maqedonisë, Vele Trpevski, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë, Haxhinasto u ndal edhe në zhvillimet e fundit në Shkup, ku një ditë më parë u ndeshën përfaqësuesit e komuniteteve etnike më të mëdha në vend.
Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se "harmonia ndëretnike janë të rëndësishme për integritetin e Maqedonisë, si dhe për integrimin e saj në NATO e BE".
Më tej, ministri vlerësoi se niveli shumë i mirë i marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes të dy vendeve, i shërben njëkohësisht frymës progresive dhe stabilitetit në rajon, dhe në mënyrë të veçantë interesave të përbashkëta të integrimit Euro-Atlantik.
Duke rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, zv.kryeministri Haxhinasto nënvizoi se ecuria e reformave në Maqedoni duhet t’i shërbejë proceseve integruese si dhe theksoi njëherësh rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Ndërsa Ambasadori Trpevski vlerësoi stadin aktual të bashkëpunimit mes të dy vendeve tona dhe, në veçanti, dialogun politik dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë.
Gjatë takimit, palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, duke evidentuar nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare, të ndërmarrjes të veprimeve konkretë për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, energji, në kuadër të Korridorit 8 dhe projektit AMBO.
Një ditë më parë u shkaktuan tensione mes maqedonasve dhe shqiptarëve në kryeqytetin maqedonas për ndërtimin e një kishe në Kalanë e Shkupit. Ndërsa maqedonasit u mblodhën brënda kalasë për të mbështetur ndërtimin e kishës, jashtë saj protestues shqiptarë kundërshtuan nisjen e punimeve për ndërtimin e kësaj kishe.
(atsh/BalkanWeb)