E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 53-vjeçarja qëllon me thikë shoferin e autobusit

Share

Të udhëtosh me urbanët e Tiranës është një stres më vete, duke qenë se mbushen plot e përplot. Kjo gjë duket se ka acaruar një 53-vjeçare mbrëmjen e djeshme, e cila ka debatuar me shoferin e autobusit. Aq i ashpër ka qenë debati, sa 53-vjeçarja ka nxjerrë një thikë nga çanta e vet dhe e ka qëlluar shoferin e autobusit, duke e plagosur atë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00, ne Bulevardin “Zogu i Parë”, ku 53-vjeçarja Xheje Manxi pas një grindje, ka goditur me thikë duke plagosur 45-vjeçarin Fatmir Karaj, me profesion shofer autobusi, i cili u dërgua në QSUT ku ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën, thuhet në një deklaratë të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›