E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat ne Lushnje ne kushte skandaloze higjenike

Një numër i lartë i shkollave në rrethin e Lushnjes nuk plotësojnë kushtet higjienike dhe rrezikojnë të mos hapen. Por njëra ndër to, 9 vjeçarja në Thanasaj ndodhet në kushte skandaloze.

Ka vënë kollaren dhe është gati të drejtojë shkollën e tij.
Do të shpërfillë urdhrin për mbylljen e saj dhe thotë se do të presë nxënësit.

Shkolla nëntë vjeçare në Thanasaj të Lushnjës iI ngjan një burgu të braktisur.
Por stafi mësimdhënës ka ende shpresë që aty do të zhvillohet mësim.
Për këtë arsye, bëjnë muratorin.
Lyejnë, suvatojnë dhe bëjnë çdo gjë tjetër që mund t’i afrojë kësaj godine të trishtë, pamjen e një shkolle.
Prindërit do të dërgojnë fëmijët në Rrogozhinë, 5 km larg. Komuna Dushk nuk ndërhyri për përmirësimin e gjendjes. Kjo e ka trembur stafin.
Dikush ka sjellë bashkëshortin për t’i vënë perdet e klasës.
Një tjetër ka veshur dorezat dhe lyen.
Mësuesit kujdestarë të çdo klase përpiqen të vënë rregull si në shtëpitë e tyre.

E ndërtuar në vitin 1970, këtu mësojnë 150 nxënës në 7 klasa kolektive. Sot mungon ndriçimi, banjot, mungon uji, kurse dyshemeja ka këtë pamje.

Rreth 80% e shkollave në Lushnje janë për t’u mbyllur këtë vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›