E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 70 vjeçari vret gruan dhe fqinjin, për xhelozi

Krim i dyfishtë në Tiranë. Një 70-vjeçar nga Sauku i Tiranës, ka vrarë sot rreth orës 19:00, gruan dhe fqinjin e tij për motive xhelozie. Autori i krimit, Halim Shehu është dorëzuar më pas në polici dhe ka pranuar krimin e dyfishtë. 

TIRANE- Krim i rëndë me motive xhelozie trondit periferinë e Tiranës. Në Sauk një 70 vjeçar vret gruan dhe një person tjetër, fqinjë me të. Policia arreston pak minuta pas vrasjes autorin e krimit të dyfishte Halim Shehun, i cili nuk ka bërë rezistencë dhe i është dorëzuar organeve të policisë. Autori i vrasjes ka vrarë me pistoletë gruan e tij, Fatime Shehu, si dhe fqinjin Xhevdet Xhabrahimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së sotme. Nga të dhënat paraprake mësohet se Shehu me fqinjin e tij Xhabrahimin ka patur më parë probleme pronësie. Halim Shehu, ka pranuar vrasjen e dyfishtë, dhe ka thënë se motivi kryesor i vrasjes ka qenë xhelozia.
Policia po heton për këtë ngjarje. (o.zh/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›