Kapet autori i vrasjes së djeshme në Tiranë
Policia e Tiranës ka arritur të vërë sot në pranga, Shemsi Shaljani, i akuzuar për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Tiranë në një kazino. Shaljani, akuzohet se ka ekzekutuar me armë zjarri Ferdinand Gjatën, 22 vjeç, nga Berati
TIRANE- Është kapur sonte rreth orës 22:00, autori i vrasjes së mbrëmshme në Tiranë. Policia njofton se ka vënë në pranga Shemsi Shaljani, i akuzuar për vrasjen e të riut 22 vjeçar, nga Berati, Ferdinand Gjata, natën e mbrëmshme. Bëhet e ditur se autori i vrasjes Shemsi Shaljani është vëllai i pronarit ku punonte 22 vjeçari Gjata. Gjithashtu bëhet e ditur se vrasia ka ardhur pas një sherri të çastit midis Shaljanit dhe Gjatës. Shembi Shaljani i pyetur nga efektivat e policisë ka deklaruar se vrasia ka ardhur si pasojë e një pakujdesie.
Mbrëmë rreth orës 21:00, i ndjeri Ferdinand Gjata është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit numër 2 të Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Ai ishte plagosur me armë zjarri në një minikazino në bulevardin “Zogu i Parë”. Por, pasi kishte arritur në spital nuk ka patur të gjithë kohën në dispozicion për të treguar se çfarë kishte ndodhur, pasi ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Kur kanë mbërritur oficerët e seksionit kundër krimeve të jetës dhe shëndetit, beratasi kishte ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga plaga me armë zjarri. Policia e kryeqytetit ka marrë menjëherë kontakte me personat me të cilët jetonte Gjata për të zbuluar se çfarë kishte ngjarë me të. Sipas burimeve policore, Gjata nuk njihet për ndonjë aktivitet të theksuar kriminal, përveç disa rasteve kur ai është dyshuar për vjedhje të kryera në Tiranë dhe në Berat. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme seksionet e krimeve të Rënda të policisë së kryeqytetit nuk kishin mundur të ndërtonin ende ngjarjen ku ishte ekzekutuar i riu, si dhe kishin sqaruar ndonjë motiv apo të kishin identifikuar ndonjë prej autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. (a.r/news24/balkanweb)