E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Fatmir Limaj ne arrest shtepie

Nje Gjykate ne Prishtine e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit i shqiptoi sonte deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj masen e arrestit shtepiak prej 30 ditesh.

Zoti Limaj akuzohet bashke me nente perosna te tjere per krime lufte.

Masa e arrestit shtepiak pasoi opinionin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves sipas se ciles deputetet e Parlamentit te Kosoves nuk kane imunitet per veprimet jashte fusheveprimit te tyre.

Gjykata publikoi te merkuren opinionin e saj ne baze te nje kerkese te qeverise se Kosoves te bere me 20 korrik lidhur me imunitetin e deputeteve te Parlamentit presidentit dhe anetareve te qeverise se Kosoves. Gjykata shpjegon se te gjithe keta gezojne imunitet funksional per veprimet dhe vendimet e ndermarra brenda fusheveprimit te pergjegjesive te tyre perkatese.

Ne vendim thuhet mes tjerash se  deputetet nuk gezojne imunitet nga ndjekja penale per veprimet dhe vendimet e ndermarra jashte fusheveprimit te pergjegjesive te tyre. Kjo ka te beje me ndjekjen penale per veprat penale te cilat pretendohen te jene kryer para fillimit te mandatit te tyre dhe gjate rrjedhes se mandatit te tyre si deputete.

Me 26 korrik nje prokuror i EULEX-it kishte ngritur nje aktakuze kunder zotit Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999  ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Ne muajin mars prokuroret e EULEX-it leshuan nje urdher arresti per deputetin Limaj i cili gjate luftes ishte nje nga komandantet kryesor te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Arrestimi i tij eshte pamundesuar per shkak te imunitetit i cili nderkaq nuk i pengon hetimet.

Masa e arrestit shtepiak e shqiptuar sonte eshte bere me propozimin e prokurorit te ceshtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›