E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropoje perfundon numerimi PD fiton 6 njesi vendore PS 2

Ne KZAZ te zones zgjedhore nr.36 procesi i numerimit te votave perfundoi sot ne mesdite. Gazetari i Shekulli-t Gjon Necaj raporton se nga 8 njesi qeverisje vendore ne 6 prej tyre e pikerisht ne bashkine Bajram Curri komunat Tropoje Fshat Bytyc Margegaj Bujan Fierze fituan me rezultate te thella kandidatet e PD-se te koalicionit Aleanca per Qytetarin. Procesi zgjedhor ishte demokratik dhe nuk pati asnje incident.
E vecanta e ketyre zgjedhjeve vendore administrative ishte se kandidatet humbes jane pershendetur dhe kane pire kafe me fituesit.


Por duhet theksuar se ne dy njesi vendore e konkretisht ne komunen Llugaj dhe ne komunen Lekbibaj te cilat drejtoheshin prej vitesh nga demokratet fitoi Partia Socialiste koalicioni Aleanca per te Ardhmen. Ne komunen Llugaj perballe demokratit Qamil Hoxha i cili kandidonte per nje madant te dyte fitoi kandidati i Partise Socialdemokrate Vuksan ardaku me nje diference prej 28 votash.
Ndersa ne komunen Lekbibaj perballe kandidatit te Lidhjes Demokristiane Gjovalin Gjeloshaj me nje diference te ngushte fitoi kandidati i PS-se Gezim Meshi i cili fitoi 378 vota kundrejt 337 vota te kandidatit rival.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›