E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Jam i vendosur që zëri i qytetarëve të dëgjohet

“Kanë mbetur akoma shumë vota për tu numëruar. Unë jam i vendosur që zëri i këtyre qytetarëve të dëgjohet dhe që këto vota të numërohen me qetësi, saktësi dhe transparencë. Është e rëndësishme që të gjitha palët të sigurojnë që procesi i numërimit të vazhdojë të ecë përpara pa pengesa dhe vonesa”, theksoi Basha.

Sipas tij, është e rëndësishme që ky të jetë një proces me të cilin Tirana dhe qytetarët e saj të krenohen para syve të mbarë botës. “Ndërsa duket se fitorja e shumëpritur po merr trajtë, anë e mbanë qytetit tonë, dua të përsëris vendosmërinë time për të respektuar procesin e numërimit deri në votën e fundit të çdo qytetari  të Tiranës, dhe rezultatin e dalë prej saj”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/
 

                                                                                             2011-05-10 13:16
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›