E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, Berisha jo veprimeve të njëanshme të Palestinës

Duke e cilësuar historinë e Shqipërisë një histori suksesi, Berisha bëri një prezantim të Shqipërisë, i cili 20 vjet nga rrëzimi i diktatorit Enver Hoxha, sot është një vend demokratik dhe shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë botën. “Duam të kthejmë Shqipërinë në një Norvegji të vogël në ballkanik”- premtoi Berisha duke theksuar si prioritet më të madh të qeverisë së tij dhe luftën kundër korrupsionit.

Më tej, në mbështetje të Kosovës, Berisha i bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur deri më tani ta njohin si dhe i kërkoi Serbisë të heqë bllokadat nga veriu i Kosovës.

“Republika e Kosovës ka zbatuar standardet më të larta në rajon sa i përket të drejtave të minoritetit. Pasuria serbe në Kosovë është sot më e sigurt se kurrë. Kjo nuk është pasuri vetëm për serbët në Kosovë, por për të gjithë Kosovën dhe të gjithë rajonin... I bëj thirrje Serbisë, e cila shfrytëzoi këtë forum të lartë për t`ju drejtuar Gjykatës së Hagës të përshtatë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, në përputhje me vendimin e kësaj gjykate, duke dëshmuar se pranon dhe respekton ligjin ndërkombëtar dhe jo vetëm atë pjesë që i interesojnë"- tha Berisha.

Ndërsa lidhur me akuzat e Dick Martit, Berisha tha se dua të theksoj qëndrimin e qeverisë shqiptare “se raporti i senatorit Dick Marti përmban në vetvete raportin e kryeprokurorit të krimeve të luftës në serbi, Vukcevic. Aty ngrihen akuza të pabazuara në fakte dhe prova, por më shumë në të dhëna që nuk kanë një bazë. Raporti Dick Marti- Vuçkeviç, nuk provon asnjë fakt të vetëm. Ai sintetizon kujtimet e Karla del Pontes”.

Për sa i përket çështjes së shtetit palestinez, fokusi i punimeve të këtij sesioni, Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet plotësisht idenë e një Palestine të pavarur, por ai u bëri thirrje palestinezëve që të vazhdojnë bisedimet me Izraelin në bazë të nismës së re të Kuartetit për paqen në Lindjen e Mesme.

/Start/

                                                                                             2011-09-25 08:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›