Diabeti dyfishim të rasteve, mjekët: Aktivitet dhe kujdes në ushqim

Diabeti, ose siç quhet ndyshe sëmundja e heshtur ka prekur mbi 55.000 persona në Shqipëri. Mjekët thonë se për fat të keq diabetikët në 7 vitet e fundit janë dyfishuar.
Ndërsa shkaqet sipas tyre janë gjenetike, pra risku për shkak të trashegimisë, mënyra e jetesës e cila lidhet me mungesën e aktivitetit fizik si dhe obeziteti. Florian Toti, mjek endokrinolog thotë se këto statistika janë shqetësuese.
Ndërsa problem sipas mjekëve është diagnositikimi i kësaj sëmundje. Pacientët me shumë vonesë bëjnë analizat, ku rezultojnë se janë bartës të diabetit për shkak se edhe simptomat shpesh here janë të pa qarta.
Për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës se si mund të trajtojmë diabetin, Shoqata e diabetikëve në bashkëpunim me mjekët më të mirë organizuan një tryeze të perbashket.
Qëllimi është të dish të bashkëjetosh me diabetin, duke nisur me trajtimin dhe me dietat që në ne momentin e pare kur mesojme se jemi me diabet.