E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, Berisha: Teatër i ri humori

Kryeminsitri Sali Berisha kërkoi gjate mbledhjes se qeverise ngritjen e nje teatri te ri te humorit, i cili kete here te kete karakter kombëtar. Shefi i qeverise sqaroi se teatri ekzistues i këtij zhanri u betonizua dhe artistet me te mire te kësaj fushe mbeten pa nje skene.

"Te gjenden salla, te percaktohen tipet karakter kombetar dhe jo lokal, se po ia dhame lokal prape e hane betonet. Te percaktojme stimuj ne menyre qe te rindertohet, sepse faktikisht perpjekjet e disa televizioneve te cilat jane per tu lavderuar, por dhe ato si lane mesazhet. Megjithate ekrani nuk e zevendeson skenen. Artiste te mrekullueshem, ka prej tyre me siguri qe kane emigruar per kafshaten e gojes", tha kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverise i kërkoi ministrit te Kultures, qe te mbledhë ekspertët me te mire te kesaj fushe, shkrimtarë, satiristë dhe ky institucion i pazëvendësueshëm të fillojë të funksionojë me mbështetjen e qeverisë, pasi sipas kryeministrit njehere qe humori iu la tregut ky i fundit e zhduku fare.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›