Varfëria ekstreme në gjashtë qarqe
Shkodra, Dibra, Kukësi, Elbasani, Korca dhe Lezha kanë numrin më të lartë të familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme. Kjo konstatohet nga një studim që po kryen shërbimi social shtetëror, i cili ka menduar që brenda muajit prill të kalojë në Parlament një draft, i cili parashikon dhënien e një pakete ushqimore, për këto familje.
"Ku parashikohet masa e ndihmës ushqimore që do tu jepet këtyre familjeve, administrimi i kuponit në vleftë dhe mënyrat e përdorimit dhe rimbursimit të këtij kuponi", tha Mihal Naco, drejtor i Shërbimit Social Shtetëror.
Por pavarësisht se në hartën e qyteteve që kanë varfëri ekstreme nuk përfshihet Tirana, shumë pak metra larg qendrës së saj jetojnë familje të shumta të cilat mezi sigurojnë të ardhurat e tyre, madje burimi i tyre në shumë raste vjen nga puna si lypja në rrugë, apo kërkimi nëpër mbeturina. Rajmonda 22 vjece, është një nënë që duhet të rrisë dy fëmijë. Ajo është pa punë, pa arsim, por është e regjistruar si qytetare që duhet të përfitojë ndihmë. Ja se cfarë tregon ajo.
"Po ja, kur del burri për kanace, kur hamë kur s'hamë. Nuk është një jetë normale për ne. Kanë ardhur shumë herë nga bashkia, qeveria, po s'kanë bërë gjë deri tani", rrëfen Rajmonda.
Si këto familje, ka me dhjetëra në periferi të Tiranës, të cilat edhe pse janë të regjistruara si shtetas shqiptar, nuk përfitojnë nga skemat e ndihmës ekonomike, e aq më tepër shërbime të tjera sociale.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi