Krizë në koalicionin LDK-PDK
Autori i Lajmit: red.
Shkarkimi i një zëvëndësministri që vjen nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi është bërë njëra prej temave të ashtuquajtura të nxehta.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur me urgjencë për të shqyrtuar, siç thuhet, "incidentin parlamentar" në mes të Zv/ministrit të Tregtisë dhe Industrisë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani, dhe Fatmir Limajt, ministër i Postë-Telekomunikacionit e deputet në Kuvendin e Kosovës.
Në një komunikatë të lëshuar nga Kryesia e LDK-së thuhej se ajo vlerësonte se vendim-shkarkimi i zotit Osmani nga ana e kryeministrit Thaçi ishte "veprim i ngutshëm dhe shkelje e marrëveshjes së partneritetit qeverisës".
Kryesia e LDK-së kërkon që krerët e marrëveshjes së koalicionit të takohen në kohën më të shpejtë të mundshme për ta shqyrtuar këtë rast, thuhet në komunikatën e kësaj partie që shton se LDK-ja deri atëherë këtë çështje do t a konsiderojë të pazgjidhur.
Sejdiu mbështet Thaçin
Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, i cili formalisht është edhe kryetar i LDK-së, e ka mbështetur partnerin e tij qeveritar.
"Kryeministri Thaçi ka vepruar mbi bazë të dispozitave kushtetuese dhe të asaj pjese që është rregullore mbi organizimin e Qeverisë," tha presidenti Sejdiu.
Kryeministri Thaçi ka deklaruar se masa e shkarkimit nga detyra për Zv/ministrin e Tregëtisë dhe Industrisë Osmani nuk ka të bëjë me individin apo partinë, por me normat dhe rregullat me të cilat udhëhiqet qeveria që e drejton ai”.
Analisti Behlul Beqaj tha se vendimi për shkarkimin e një zëvendësministri ka qenë një hap i pamatur mirë i kryeministrit dhe se kjo mund të ndikojë shumë seriozisht në acarimin e marrëdhënieve ndërmjet partnerëve të koalicionit.
Zoti Beqaj ka deklaruar se situata do të mund të qetësohet vetëm nëse kryeministri e tërheq vendimin mbrapsht, gjë që është pak e besueshme.
Shtypi në Prishtinë ka vlerësuar se incidenti e ka vendosur në krizë qeverinë.
Qeveria aktuale është krijuar nga dy parti me rezultatin më të madh në zgjedhje, partia Demokratike e Hashim Thacit dhe LDK-ja e presidentit aktual Sejdiu.
Kjo është hera e parë që një kryeministër shkarkon një zyrtar që vjen nga një parti tjetër.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008