E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video kërcënuese pedagoges, pranga punonjësit SHISH

GJIROKASTER- Kanë kërcënuar një pedagoge se do të publikonin një material filmik kompromentues nëse nuk do ti paguante shumën prej 4000 mijë eurosh. Viktimë e këtij shantazhi mësohet të ketë qenë nj pedagoge e universitetit “Eqerem Cabej” të qytetit të Gjirokastrës.

Në një njoftim për shtyp policia bën publike vetëm inicialet e pedagoges I.K. Policia ka vënë në pranga Adriatik Çalaj. Mësohet se 29 vjecari punonte si punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror në Gjirokastër. I arrestuari tjetër është Laert Braho,30 vjec ,me detyrë Inspektor në Degën e Tatim Taksve Gjirokastër.

“ Këta shtetas në bashkëpunim me njëri –tjetrin , i kanë kërkuar një shumë prej 4000 eurosh , një shtetaseje I.K, me detyrë petagoge në Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër, në këmbim që të mos bënin publik një material filmik kompromentues që kishin për këtë shtetase, ose të mos ta procedonin atë.”- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të policisë.

Policia ka bërë arrestimin në momentin kur Laert Braho ka marë shumën e lëkëve, “të cilat do ti jepeshin shtetasit Adriatik Çalaj”-vazhdon komunikata e policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve. Gjithashtu në momentin e kapjes shtetasit Adriatik Çalaj ju gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provë materiale një disketë me materiale me të cilat i bënin shantazh shtetases së mësipërme.

Dy të arrestuarit do të hetohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›