E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tiranë-Elbasan”, brenda dy javësh shpallet kompania fituese

Brenda dy javësh do të shpallet edhe kompania fituese e cila do të ndërtojë rrugën Tiranë-Elbasan.
 

Kështu është shprehur ministri i transporteve Sokol Olldashi duke theksuar se 7 kompani kanë paraqitur ofertat për ndërtimin e rrugës.

Rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e 31,5 km e gjatë dhe do të përshkohet nga një tunel 2.5 km të gjatë me 4 korsi.
 

Ky do të jetë projekti i dytë me një tunel gjigant që lidh dy qytete, pas atij Rrëshen-Kalimash i rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›