E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë-Elbasan, zbulohet projekti

 nertila mahoProjekti i autostradës Tiranë-Elbasan i financuar nga Delegacioni Evropian pritet që së shpejti të gjejë zbatimin. Në Tiranë ky projekt fillon tek Unaza e Madhe duke përfunduar në Bradashesh të Elbasanit. Burime nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit japin detajet lidhur me këtë "sipërmarrje" të re të qeverisë. Me një kosto të vlerësuar afërsisht 150 milionë euro kjo autostradë do të ketë një gjatësi 32 kilometra. Nga ministria përjashtohet mundësia e një koncesioni për këtë rrugë e cila do të ketë dy korsi të gjera përkatësisht nga 12.5 metra. Pjesë e projektit janë edhe dy tunele që shtrihen njëri pas tjetrit. Më i madhi është ai me gjatësi 2200 metra dhe një tjetër me gjatësi 560 metra. çdo seksion i rrugës do të jetë 3.75 metra i ndarë me bankina të veshura 1.5 metra, ndërkohë që do të jenë edhe dy bankina jo të veshura 0.85 metra që do të shërbejnë për tabela dhe aksesorë të tjerë të rrugës. Autostrada në gjatësinë e saj pritet që të ketë tre kryqëzime të mëdha në disnivel nga të cilat njëra është në Mullet, tjetra në Bërzhitë dhe e treta në Kërrabë. Burimet nga ministria e Transporteve theksojnë se të ndërmerret zbatimi i këtij projekti duhet të bëhen një sërë shpronësimesh në disa zona të cilat janë në pronësi të individëve të ndryshëm. Lidhur me studimet e ndryshme që i nevojiten këtij projekti nga ministria nuk jepen shumë detaje por paraprakisht është bërë një studim për të parë edhe zonat që paraqesin vlera historike dhe për të shmangur dëmtimin e tyre. Një tjetër pikë që ka rëndësi për projektin është edhe miratimi që duhet të japë Bashkia e Tiranës. Duke qenë se kjo autostradë fillon tek Unaza e Madhe në Tiranë, pjesë e cila është nën administrimin e Bashkisë edhe miratimi i kësaj të fundit është pjesë e rëndësishme e projektit në total para se të fillojë zbatimi. Ndërkohë që dje Kryeministri Sali Berisha në një vizitë në qytetin e Elbasanit konfirmoi se projekti i autostradës tashmë ka përfunduar dhe se shumë shpejt do të gjejë zbatim.Portet, Olldashi takon FratininPërmirësimi i infrastrukturës portale në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira dhe të favorshme për zhvillimin e transportit multimodal, duke i dhënë përparësi edhe zhvillimit të transportit hekurudhor. Ky ka qenë mesazhi i dalë nga diskutimet e Konferencës së Parë Ndërkombëtare të  Mesdheut për Mobilitetin në Rajon, të  mbajtur në Trieste, javën e kaluar në të cilin morri pjesë edhe ministri Sokol Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›