Tiranë, KRRT miraton 70 leje ndërtimi
Dje, paradite, Bashkia e Tiranës ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit për kryeqytetin. E duket se kjo ka qenë një e diel e mbarë për leje-kërkuesit e ndërtimeve të reja në kryeqytet, sidomos për objektet publike.
Anëtarët e KRRT-së së Tiranës kanë miratuar dje 70 leje ndërtimi dhe sheshesh në total, për ngritjen e objekteve të reja, si dhe për finalizimin e disa prej projekteve bashkiake për punë publike në Tiranë. Kështu, bëhet e ditur se 24 objekte do të jenë për interesa publike në kuadër të investimeve që janë parashikuar të kryhen nga ana e pushtetit vendor në Tiranë. Ndërsa 46 të tjera mësohet se kanë qenë leje për sheshe ndërtimi dhe leje ndërtimi të kërkuara nga subjekte dhe investitorë privatë.
Anëtarët e KRRT-së së kryeqytetit kanë miratuar dje disa projekte për rehabilitimin e pesë blloqeve të reja të banimit, që do të kryhen gjatë vitit 2009. Po kështu, u dha "ok" edhe për tre projekte për krijimin e hapësirave publike, si lulishte dhe sheshe, në kuadër të njërës prej nismave bashkiake. Por, një ndër vendimet më të rëndësishme të marra nga mbledhja e djeshme e KRRT-së, vlerësohet se është faza e parë e projektit për rivitalizimin e parkut të liqenit. Kjo do të pasohet më tej edhe me ndërhyrjen në ndërtimin e dy objekteve kulturore rinore. Është parashikuar edhe krijimi i një qendre komunitare polifunksionale si kinema "Dajti", por edhe kinemaja apo qendra rinore në Laprakë. Në rendin e ditës së punimeve të KRRT-së kanë qenë edhe disa përmirësime të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, si dhe të rrjetit të telefonisë në Tiranë. Po dje kanë marrë miratimin edhe disa projekte të rikualifikimit urban. Njëri prej tyre është ai që prek zonat që shtrihen në të tre segmentet e sapondërtuar të Unazës, nga Zogu i Zi te Brryli.
Bllokimi i lejeve të ndërtimit për pallate të reja ka qenë një ndër problemet më të mëdha, me të cilat është përballur kryeqyteti gjatë këtyre viteve të fundit. Ndërkohë që kjo ka qenë edhe një ndër akuzat kryesore, përballë të cilave është vendosur Bashkia e Tiranës. Shkak i këtij bllokimi, sipas drejtuesve të qeverisë lokale, ka qenë mungesa e një studimi urbanistik të plotë të kryeqytetit, mbi bazë të të cilit të mund të operonin edhe ndërtuesit privatë, në kuadër të një zhvillimi të orientuar të metropolit në rritje e sipër për nga numri i popullsisë.
Por, duket se marrja e një leje për shesh ndërtimi apo leje ndërtimi për një objekt është tejet e vështirë, në kushtet e mungesës së sipërfaqeve të lira. Kështu, në paraqitjen e kërkesës për t‘u pajisur me një leje për shesh ndërtimi në dosje duhet të gjenden më shumë se 23 dokumente, që duhet të merren në më shumë se 23 institucione. Plot 15 dokumente të tjera kërkohen edhe për pajisjen me një leje ndërtimi nga ana e KRRT-së.
Nga ana tjetër, debati për ndërtimet e reja në kryeqytet ka sjellë përveç polemikave edhe dëshirën për ndryshim të legjislacionit. Në një nga dëgjesat e fundit publike me qytetarët lidhur me prezantimin e planit të ri rregullues kryebashkiaku Edi Rama është shprehur se "ne vazhdojmë të jetojmë në një zonë ku punohet me një legjislacion të vjetruar, të paktën me 10 vjet". Rama ka fajësuar pikërisht këtë legjislacion për mungesën e një vizioni largpamës që duhet të kishte siguruar mekanizma për t‘i bërë ballë kërkesës në rritje për të jetuar në Tiranë dhe në qytetet e mëdha. Sipas tij, duhej garantuar njëkohësisht mbrojtja e zonave rreth Tiranës dhe rreth disa qyteteve të tjera të mëdha, gjë që nuk ka ndodhur. Kryebashkiaku i Tiranës ka theksuar se
"që në vitin 2001 kemi kërkuar me këmbëngulje të përcaktohet në mënyrë shumë të qartë, zona e zhvillimit të njësive rreth e rrotull Tiranës, në mënyrë që Kashari, Farka dhe Dajti të mos zhvillojnë plane ndërtimi në krahun tjetër të rrugës, siç ka ndodhur tek Unaza e Re, që nga njëra anë e rrugës është Tirana, nga ana tjetër Kashari". Përfaqësues zyrtarë të bashkisë bëjnë me dije se aktualisht lejet e ndërtimit do të jepen vetëm në përputhje me planin e ri rregullues dhe parimet e përgjithshme të tij.