Italia: Turp, sjellja e tifozëve në Sofje
Ministri italian i Mbrojtjes, La Russa, e konsideron si të turpshme sjelljen skandaloze të tifozëve të Italisë në Sofje gjatë ndeshjes së luajtur kundër Bullgarisë. Disa tifozë kishin inskenuar marshime dhe kore fashiste. "Nëse do të kisha qenë atje, thotë ai, do të më vinte turp. Nuk ka asnjë justifikim historiko-politik për këta njerëz, janë vetëm keqbërës". Edhe Xhixhi Riva e dënon sjelljen e tifozëve që "ka prishur bukurinë e ndeshjes: nuk kemi nevojë për tifozë të tillë".