Zharrëz, komuna investon 2.6 milionë lekë për arsimin
Rritja e sigurisë së jetës për nxënësit si dhe përmirësimi i kushteve në godinat shkollore dhe infrastrukturë, po shihen si një nga prioritetet kryesore në Komunën e Zharrzës, në Rrethin e Fierit. Kryetari i Komunës, Taulant Grëmbi, u shpreh për gazetën: "Nga të ardhurat e buxhetit lokal, ne kemi investuar për ndërtimin e mureve rrethuese, në të gjitha shkollat e komunës. Të 5 shkollat e komunës kanë marrë formën e plotë të një institucioni arsimor-kulturor. Ato janë lyer, është bërë sistemimi, gjelbërimi dhe thurja e oborreve. Godinat nuk u ngjajnë më fushave pa zot, ku kullosnin për qejf bagëtitë dhe shpendët e fermerëve". Sipas kryekomunarit, me unanimitet këshilltarët miratuan projektin e ekzekutivit të komunës për investimin e vlerës 2600000 lekë për sistemin arsimor.
"Investimet në rrjetin arsimor nuk janë fokusuar vetëm në drejtim të godinave, infrastrukturës dhe sigurisë, por dhe në krijimin e kushteve për një proces mësimdhënie sa më bashkëkohor", pohon Grëmbi. "Në prioritetet tona ka qenë përmirësimi i bazës materiale dhe laboratorike, me qëllim përqasjen sa më të plotë të teorisë me praktikën", ka vijuar më tej kryekomunari. E ndërsa shkollat për nga ana e infrastrukturës kanë ndjerë ndryshime për këtë vit arsimor, për nga ana e bazës laboratorike kërkojmë më tepër vëmendje, pasi ky ishte edhe një premtim i Kryeministrit Sali Berisha për fushën e arsimit.