E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 gjyqtarë, eksperimenti del me sukses në Slloveni

Përdorimi eksperimental i dy ndihmësgjyqtarëve anësore gjatë një miniturneu të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Under 19, që po zhvillohet në Slloveni, ka rezultuar i suksesshëm. Miniturneu i grupit 5, që ka për protagonistë Norvegjinë, Sllovakinë dhe Armeninë, përveç të zotëve të shtëpisë, ka filluar të premten dhe do të mbyllet të mërkurën. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka dashur të asistojë personalisht në eksperimentin me katër gjyqtarë anësorë, dy nga të cilët të vendosur në vijat fundore për të vlerësuar në mënyrën më të mirë situatat më të ndërlikuara në zonën e rreptësisë. Si fillim Platini ka dashur të marrë reagimet e para për eksperimentin, para se një rregull i tillë të aprovohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB). Për këtë, ai ka marrë mendimin e gjyqtarëve. "Objektivi ynë është të vëmë në dispozicion të gjyqtarëve një numër më të madh sysh, tha Platini. Nuk duam të prishim filozofinë e futbollit, do të ketë gjithmonë dhe vetëm një drejtues kryesor (gjyqtar kryesor) në ndeshjen në fushë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›