E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuster: Kanavaro është fondamental

Kontrata e Fabio Kanavaros është pranë skadencës, por Shuster nuk e ka ndërmend ta humbë një mbrojtës kaq me vlerë. Për më shumë kohët e fundit në Itali është folur shumë për një rikthim të tij te Napoli i De Laurentiis. Zëra që me siguri kanë rënë edhe në veshin e trajnerit gjerman të Real Madrid, i cili, sikurse ka bërë të ditur të përditshmja iberike "As", i ka sqaruar Predrag Mijatoviçit, se Kanavaro "prezanton një lojtar të padiskutueshëm të formacionit të tij edhe për sezonin e ardhshëm".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›