E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi e Bushati debat me ministren Bregu per integrimin

Kuvendi Replika ne Komisionin Parlamentar per arritjen e 12 kushteve

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu eshte perballur dje me dy deputetet socialiste Ermelinda Meksi dhe Ditmir Bushati ne Komisionin e Integrimit per performancen e Shqiperise ne procesin e integrimit. Socialistet kerkuan seance degjimore me ministren e Integrimit Majlinda Bregu nderkohe qe vetem dy deputete nga e majta ishin te pranishem dje ne komision. Deputeti Gramoz Ruci ishte i pranishem ne seline roze ne mbledhjen e kryesise se PS-se ndersa deputeti Taulant Balla vazhdon te jete ende i pezulluar nga punimet e Kuvendit. Plani kombetar i integrimit me performancen dhe pritshmerine e institucioneve shqiptare do ti prezantohet sot Komisionit Europian. Ne kete plan do te perfshihet edhe vleresimi per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Raportimi i ministres Bregu ne Komisionin e Integrimit eshte shoqeruar me debate dhe akuza. Dy deputetet e majte ne komision kane akuzuar Bregun se po percjell ne menyre te njeanshme te nderkombetaret situaten politike. Ministrja Bregu ka akuzuar socialistet per neglizhence dhe krijim te qellimshem te krizes.

A patet ju ndonje propozim per Kodin Zgjedhor a pritem ne qe te vinin keto propozime Sigurisht qe pritem. Le te shpresojme qe zoti Patozi dhe zoti Ruci te bien ne nje konsensus neser sot tha ministrja Bregu. Kur flitet per Parlamentin ka subjektivizem aq sa ky dokument me shume tingellon si nje manifest politik sesa si nje dokument i pergatitur me pergjegjesi politike dhe profesionale tha kryetarja e Komisionit te Integrimit Ermelinda Meksi. Ndersa deputeti socialist Ditmir Bushati theksoi se mua personalisht me shqeteson klima dhe klima eshte ne regres. Nuk ka asnje mase per sa i perket mbrojtjes dhe respektimit te se drejtes se pakices nuk ka asnje mase per sa i perket buxhetimit te jetes parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›